Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar në rrjetet sociale presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Manjani ka publikuar dy foto paralel, ndërsa është përqendruar tek veshja e tyre me të shkurtra.
Ish-ministri e cilëson këtë si ‘imazhi i shtetit këtë verë’, ndërsa nuk kursen as Metën, në fund shigjeton Ramën. “Kemi parë dhe më keq”, shprehet ai.
“Imazhi i shtetit këtë verë… ???
Të shkurtra, por të paktën e kanë mbathur.
Kemi parë dhe më keq…”, shkruan Manjani.