Ina Zhupa ka treguar arsyen që e ka shtyrë Partinë Demokratike të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor dhe jo në muajin korrik. Në një lidhje me Skype në Euroneës, Zhupa tha se zgjedhjet brenda partisë do të bëheshin në muajin korrik por që vetë PD-ja vendosi t’i zhvillonte më herët për shkak të sezonit turistik.
Sipas Zhupës, pandemia ia ka vëzhtirësua punën turizmit dhe në korrik qytetarët e kanë mendjen tek pushimet dhe duan të qetësohen, kështu që nuk kanë pse të bëhen zgjedhjet në atë kohë.
“Gjithashtu nuk kemi arsye përse të vonohemi deri më datë 22 korrik. Mund ta bëjmë më përpara. Zgjedhjet mund të bëhen më përpara në mënyrë që vëmendja jonë të fokusohet tek kundërshtari politik. Nisu nga ky fakt por edhe nga fakti që muaji korrik karakterizohet nga turizimi në Shqipëri, duke marrë parasysh sa ka vuajtur dhe nga pandemia, pastaj edhe shqiptarët duan kohën e tyre të pushojnë. Për këtë arsye ne morëm një vendim për zgjedhjet që t’i zhvillojmë më datë 13 qershor,”- tha Zhupa.