Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ina Zhupa: Rama po fsheh pasurinë

13:08 / January 16, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat hodhi akuza të forta drejt shefit të qeverisë, që sipas saj, ky i fundit duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie.

Ajo tha se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel duke vjedhur shqiptarët çdo ditë. Në fjalën e saj, Zhupa tha se pasditen e sotme shqiptarët do të shohin  në parlament  një qeveri të kalbëzuar.

Deklarata e plotë:

Shqiptarët do të shohim sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishtë sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Shqiptarët duhet ta dinë, se, sa herë ka folur për pasurinë e tij, Edi Rama ka gënjyer! Kur nuk ka justifikuar dot pasurinë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel, ka përdorur gruan. Kur nuk ka justifikuar dot jetën luksoze dhe oxhakun 18 mijë euro, Edi Rama, ka përdorur shokun. Një veprim i njohur ky për Edi Ramën, i cili, sa herë nuk fiton dot zgjedhjet me votë të lirë, përdor paranë dhe krimin. Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qeranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private.

Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve. Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.

Me deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama.

Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat. Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg.

Frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar.

Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t’u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel.

Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Heshtja nuk e ndihmon dot më! Ka ardhur koha që Edi Rama, i cili ka ngritur një sistem të tërë policor për gjobitjen e çdo tregtari për moslëshimin e një fature tatimore, të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve!

ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.