Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të impiantit më tëri në Kukës, “Kukës Arena”, ku dha edhe një intervistë për mediat në pushimin e dneshjes mes verilindorëve dhe Laçit. i cili dha një intervistë në pushimin e takimit të kuksianëve me Laçin.
Kreu i qeverisë theksoi se ky stadium nuk do jetë investimi i vetëm pasi do ketë edhe të tjera, megjithatë ai nuk dëshiroi të përmendë diçka konkrete.
Megjithatë, kryeministri ka dhënë besimin se ka gjithë dëshirën dhe vullnetin për të bërë gjëra të mira për sportin në vend.
“Ajo që po i thosha presidentit të FSHF-së kur hymë në stadium ishte që impiantet e reja moderne me të gjitha kushte optimale e ndryshojnë edhe përmbajtjen e ndjekësve të ndeshjeve. Shikon vajza, familje që janë së bashkë me djem e burra që janë ndjekës të zakonshëm futbolli dhe ndjen frymëmarrjen shumë më paqësore dhe sociale të stadiumit.
Nga ana tjetër nuk diskutohet që është një moment i bukur pasi mbaron një punë që pati vështirësitë e veta për shkak të pandemisë, të gjithë problematikave që janë shfaqur së fundmi me industrinë e ndërtimit, etj, etj.
Por nga ana tjetër kjo mbaroi dhe ne duhet të shohim për më tutje dhe më shumë, nuk diskutohet. Ajo që ka rëndësi është që puna për futbollin në Kukës nuk duhet të ndalet thjesht te stadiumi, por edhe fusha e stërvitjes, si dhe dy fusha të tjera që me mbështetjen e federatës po ndërtohen që t’i jepet mundësia ekipeve zinxhir e fëmijëve të përfshihen në lëvizjen futbollistike.
Nga ana tjetër ne si qeveri me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe me Ministren për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me KOKSH, po nxisim dhe besoj shumë shpejt do të shohim frytet e para të një lëvizje sportive në shkolla me skuadrat e lojërave me dorë, volejboll e basketboll. Sepse sporti ka të gjithë të mirat që nuk ka nevojë t’i numërojmë këtu, por ka nevojë edhe për mbështetje dhe koordinim të të gjithë institucioneve.
Në fund dua të mbyll me dëshirën, ambicien e bindjen, që siç kemi bërë këto 4 stadiume, do të vijojmë të ndërtojmë. Jo stadiumin e radhës se nuk e kemi vendosur ende se ku do të bëjmë investimin e radhës bashkë me federatën, por presim sigurisht edhe projektet dhe iniciativa të drejtuesve, sponsorëve, pronarëve të klubeve, sepse përndryshe, nuk është e thjeshtë të ndërtohet një stadium. Gjithsesi, ky vit shënon një kulm për aktivitetin sportiv në historinë e vendit tonë, pasi për herë të parë në histori, do të mirëpresim një finale europiane të futbollit në “Air Albania”. Diçka e paimagjinueshme deri para disa vitesh kur ekipi kombëtar ishte i detyruar të emigronte se nuk kishte shtëpinë e tij. U bë realitet për ekipin kombëtar, për kampionatin dhe tani është realitet për futbollin europian” – tha Rama.