Ditën e sotme, Kosova dhe Shqipëria do të kenë një pikë të re të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë. Ajo do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën përmes Kukësit dhe zonës së Dragashit.
Inagurimi i kësaj pike kufitare u bë këtë të shtunë nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi dhe ai i Kosovës, Xhelal Zvecla.
Kujtojmë se qeveria shqiptare vendosi hapjen e kësaj pike të kalimit kufitar që në muajin shtator të 2021.
Vendimi i qeverisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri Edi Rama