Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Inaugurimi i “Arenës Kombëtare”, Dervishaj: Do të jetë gati para Francës

16:01 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stadium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stadiumi “Arena Kombëtare” që është në çastet e fundit të ndërtimit të tij, flitej se do të inaugurohej në takimin me Francën në nëntor, por anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj, zbulon se do të jetë gati edhe më parë.

Në një prononcim për “Abc News”, Dervishaj deklaron se në “Arenën Kombëtare” do të luhet edhe takimi para Francës, ku Shqipëria do të presë Andorrën, më 14 nëntor

DATA – Ne jemi në momentet e fundit të stadiumit. Ne do realizojmë objektivin, që do luajmë edhe me Francën, por edhe me Andorrën. Do zhvillohet ndeshja me Andorrën në 14 nëntor, ndërsa me Francën e kemi në 17. Pjesa e tribunave, përveç asaj qëndrore, është 99% e përfunduar. Fusha që po shtrohet, do të jetë gati që në 20 tetor, por ndeshja e parë aty do të luhet pas 1 nëntorit, në prani të përfaqësuesit të UEFA-s.

TRIBUNA QËNDRORE – Zgjedhja e tribunës, ka qenë edhe zgjedhje e projektit. Ne mund ta zmadhonim, por do i shkonim në kurriz të shërbimeve. Nëse do zmadhonim tribunën, do zvogëlonim shërbimet. Tek VIP-i, nuk është vetëm vendi, por edhe shërbimi. Bileta në fakt, është e shtrenjtë. Tribuna VIP, në aspektin e të ardhurave, afron rreth 40% të të gjithë të ardhurave të stadiumit.

EKIPET SHQIPTARE – Kosto për mirëmbajtje është goxha e madhe. Vlerat që FSHF ka vendosur për stadiumet e Elbasanit dhe Shkodrës, nuk janë të papërballueshme për ekipet shqiptare. Klubet do paguajnë një tarifë nëse duan të luajnë këtu, por edhe të ardhurat do jenë më të mëdha. Bileta do jetë më e shtrenjtë, dhe afrohen më tepër shërbime. Ose, mund të ketë edhe një formulë tjetër. I lihet shoqërisë “Kuq e Zi” organizimi i ndeshjes, dhe të ardhurat e biletave ndahen sipas një raporti të caktuar.

Arena Kombëtare France inaugurimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.