Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Inaugurohet busti i Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës në Shkup! Të pranishëm Begaj e Osmani  

21:30 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1bajrambegajvjosaosmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, morën pjesën në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës në oborrin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadën e Kosovës për iniciativën.

“Kurrë mos u shqetëso për numrat – na mësonte Nënë Tereza, por – ndihmo dikë, duke filluar me ata që ke pranë”. E ku më mirë se mes nesh, e këtu në rajonin tonë, ka vlerë ky mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi, sa njerëzor aq edhe institucional” – u shpreh në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Sipas Presidentit Begaj, devotshmëria e Nënë Terezës në ndihmë të njerëzve në nevojë, dhembshuria dhe përpjekjet e saj për t’ju dhënë shpresë atyre në mjerim, na motivon çdo ditë në jetën dhe punën tonë, për të qenë pranë njerëzve e për të jetuar me shqetësimet e tyre.

“Jemi krenarë që jemi pjesë e trashëgimisë së saj etnike e kulturore, por kjo nuk mjafton! Duhet që me përulësi e mirënjohje ta ruajmë atë trashëgimi vlerash të larta morale që ajo na la e të jemi gjithmonë pranë njerëzve, veçanërisht pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Begaj.

begaj osmani shkup
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.