Këtë të premte SPAK ka lexuar pretencën ndaj 8 të pandehurve për inceneratorin e Tiranës, që po gjykohen me gjykim të shkurtuar. Mes tyre është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjitha masave të kërkuara më lart ju ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu, për të gjithë të pandehurit SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Për të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim të zakonshëm.
12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit. Ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
SPAK ka kërkuar për:
Lefter Koka-4 vjet burg
Bledar Karoli-4 vjet burg
Fatjon Murati-4 vjet burg
Taulant Tushe-4 vjet burg
Namik Simixhi-4 vjet burg
Valbona Ballgjini-2 vjet burg, konvertohet në 4 vjet shërbim prove
Sidita Kopliku-2 vjet burg,konvertohet në 4 vjet shërbim prove
Jetmir Llapaj-2 vjet burg