Pas lajmit në median gjermane “Der Spiegel” për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin në qeverinë shqiptare, Endri Fuga.
“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, thotë Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin Endri Fuga.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022
Ja çfarë shkruan në shkresën ku kërkon ndjesë për këtë incident kompania Lufthansa:
“Shkëlqesia e Tij Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama Zyra e Kryeministrit Tiranë Republika e Shqipërisë
Shkëlqesi,
në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni larguar nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ju ka shkaktuar. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme.”
Lexo edhe: Incidenti në avion, Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga Policia Federale
