Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me britanikët në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, i cili u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unesco-s për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit mbrëmjen e kaluar.

Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane Herkules në Sarandë si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan se Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota Britanike nuk kishte kryer një kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar, por një operacion ushtarak të mirë organizuar.

Sipas z.Tare, “Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore ne këtë çështje me rendësi ndërkombëtare”

Zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro- amerikane e kërkimeve nen ujore dhe gjetja e Bashit të anijes Britanike Volage në ujërat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një here temën mbi atë ngjarje historike të 1946 të njohur si “Incidenti i Kanalit te Korfuzit”.

Prezantimi i zbulimeve te reja nënujore në ujërat e Sarandës si dhe i dokumentacionit të deklasifikuar i arkivave britanike ka risjellje në vëmendjen e të pranishmeve fakte të reja nga ky konfrontim midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë.

Duhet thënë se beteja ligjore që pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve ka hyre ne histori për një seri precedentësh, një pjesë e te cilave studiohen edhe ne Fakultetin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

Por ajo që është me e rëndësishme për historianet e fushës qëndron në faktin se ky incident konsiderohet si përballja e parë midis ish aleateve të Luftës së Dytë dhe fillimi i epokës historike qe dominoi gjysmën e shek të 20-të, e njohur si “Lufta e Ftohte”.

Konkluzionet e arritura nga ekspedita shkencore shqiptaro- amerikane janë prezantuar edhe më parë nëorganizata të rëndësishme Botërore, si National Geographic, Explorers Club, Instituti Amerikan i Arkeologjise etj.

Pjese e këtij Misioni Shkencor janë gjithashtu Profesor James Delgado ish Drejtor i Përgjithshëm i NOAA, dhe James Goold jurist i njohur i te drejtës Ndërkombëtare Detare.

HISTORIA E INCIDENTIT TE KANALIT TE KORFUZIT

Incidenti i kanalit të Korfuzit ndodhi ne 22 tetor 1946 përballe Gjirit te Sarandës ku 4 anije britanike ranë në mina detare duke humbur 44 marinarë.

Humbja me e madhe e Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit duke pretenduar se anijet po kryenin një kalim paqësor.

Nga Këshilli i Sigurimit kjo çështje u dërgua ne Gjykatën e Hagës ku pas dy vjetësh Gjykata vendosi të dënoje Shqipërinë si fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.

Shqipëria nuk e pranoi këtë verdikt dhe Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.

Për mbi 40 vjet të dyja vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike te cilat pengoheshin nga zgjidhja e Verdiktit të Gjykatës se Hagës.

Mbas vitit 90-te dhe pranimin e fajit nga Qeveria Shqiptare post komuniste, të dyja vendet rivendosen marrëdhëniet duke zgjidhur përfundimisht edhe çështjen e arit të konfiskuar. Por me zbulimet e reja ne Gjirin e Sarandës ky verdikt i Gjykatës vihet ne dyshim duke vërtetuar se Shqipëria u provokua nga anijet Britanike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here