Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Jemi duke u marrë me rastin në fjalë

22:08 / August 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Izet Mexhiti MV
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat në Maqedoni të Veriut kanë raportuar se ka ndodhur “një skandal në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit”, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur konfrontim me sigurimin e aeroportit.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar.

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.

Sipas mediave maqedonase gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte Aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hap valixhen për kontroll, kur diçka e tillë i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit. Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata ka eskaluar dhe janë nxjerr armët.

Ajo është ndalur dhe me këtë rast ka telefonuar kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport pjesëtarët e sigurimit të tij në krye me shefin Sabedin Sinani.

“Osmani nuk pranoi të zbatonte urdhrin dhe iu drejtua në mënyrë të pahijshme sigurimit të aeroportit”, shkruan media maqedonase.

aeroport Incidenti Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.