Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë dalë në një deklaratë të përbahskët për mediat, në lidhje me incidentin e ndodhur në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.
Në fjalën e tij, Peleshi tha se institucionet vepruan në kohë dhe siç duhet. Po ashtu ministri u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.
“Në Gramsh demontohen armë të ndryshme. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar. Ka pushuar së funksionuari si uzinë. Kemi të bëjmë me një grup të huajshm të cilët as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës. Ngjarja e Gramshit po trajtohet me shumë seriozitet. Mund të jetë një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar, por mund të ketë qëllim për një skenar tjetër. Jetojmë në një rajon delikat”.