Pas incidentit në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrijnë në vendin tonë tre agjentë specialë, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.
“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” , raporton TCH.
Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë, ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE.
Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.
Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani, do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.
