Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Incidenti në televizion: Burri i ministres Shahini sulmon fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje

23:44 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi. Incidenti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7.

Mësohet se Haki Abazi ka qenë në korridor në dalje të studios pas debatit në T7, bashkë me Rexhep Hotin, dhe Dardan Molliqaj ka shkuar me zë kërcënues, ia ka kapur duart përcjellësi i tij dhe filloi një përleshje fizike.

“Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin, dhe ata më kanë sulmuar”, tha Abazi. Sipas Abazit, lidhur me rastin autori i emisionit Leonard Kerquki, e ka njoftuar Policinë.

Incidentin e ka konfirmuar edhe drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki. Për shkak të këtij incidenti, ai tha se nuk do të mund ta vazhdojë emisionin.

“E kishim planifikuar ta vazhdonim pjesën e dytë të emisionit me dy analistët, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovçit, në fakt gjatë ndërprerjes të shkurtër prej 2-3 minutave ka ndodhur një incident fizik. Z. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe prej shoqëruesit të tij, meqenëse nuk mundëm të flasim me Dardaninin na mbetët që të themi këtë dhe të insistojmë që t’i shikojmë inçizimet, video e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur. Më vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i këtij emisioni që të vijnë deri në këto situata të tilla”, ka thënë Kerquki.

burri i ministres sulmon fizikisht zyrtarin e LVV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.