Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Indeksi i brishtësisë, Shqipëria ka problem emigracionin

11:24 / October 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A9DE80AE C080 49A3 A4FA 3C755D78D092
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka fituar disa shkallë në 2019, sipas Indeksit të Brishtësisë, përpiluar nga Fondi për Paqe, duke u grupuar në grupin e “më stabël”, ndërsa vitin që shkoi ndodhej në atë me “risk të ulët”.

Sipas Indeksit të Shteteve të Brishta për 2019, kryer nga Fondi për Paqe, rezultatet bazohen duke u bërë matjet sipas disa treguesve, si më poshtë: Presionet Demografike, Niveli i Refugjatëve, Zhvillimi ekonomik, Tensione dhe dhunë, Të drejtat e njeriut, Varfëria, Forcimi i shtetit, Shërbimet Publike dhe Funksionimi i ligjit.

Krahasuar me rajonin, Maqedonia e renditur e 111-ta gjendet në të njëjtën zonë risku si ne, Serbia, e 102-ta s janë në zonën e moderuar të riskut, ndërsa stabël. Mali i Zi është në zonë më problematikë, duke u renditur e 125-a, ndërsa Bosnja e Hercegovina, e 86-a surprizon për avancimet që ka pasur.

Shqipëria, e renditur e 121-a, ka perfrormuar më keq, me një pikësim prej 3.1 pikësh, në presionet demografike, tregues që lidhet me rritjen e numrit të azilantëve shqiptarë vitet e fundit. Ndërsa, përmirësime ka parë në rritjen e barazisë së të drejtave të njeriut.

Në zonën e “minuar” vijojnë të mbeten shtete afrikane si Sudani, Afrika Qendrore, Kongo, apo edhe Jemeni, Afganistani, Iraku, Siria. Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më pak i brishtë, ndjekur nga të tjera shtete si Norvegjia, Gjermania, Austria, Kanada etj..

Indeksi i Shteteve të brishta, prodhuar nga Fondi për Paqen, është një mjet kritik për të nxjerrë në pah jo vetëm presionet normale që përjetojnë të gjitha shtetet, por edhe për të identifikuar kur ato presione po e shtyjnë një shtet në prag të dështimit. Duke nënvizuar çështjet përkatëse në shtetet e dobëta dhe të dështuara, Indeksi dhe dhe korniza e shkencave sociale dhe aplikimi i softuerit mbi të cilin është ndërtuar – e bën vlerësimin politik të rrezikut dhe paralajmërimin e hershëm të konfliktit të arritshëm për politikë-bërësit dhe publikun në përgjithësi./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.