Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Indeksi i shëndetit 2019: Shqipëria renditet më keq në Europë

11:37 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana again
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria u rendit në vendin e 82 nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit. Për vitin 2019, Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 në indeksin e shëndetit të publikuar nga portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës, Numbeo. Në renditje Tirana ka lënë qytetin Galway në Irlandë dhe Kharkin në Ukrainë.

Tirana pozicionohet më keq se kryeqytetet e tjera të rajonit. Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100.

Të dhënat e mbledhura në vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka shënuar 52.7 pikë nga 100 që janë në total. Në krahasim me vendet e rajonit edhe në 2017-n Shqipëria është e pozicionuar më keq. Beogradi renditet në vendin 76 me me 55.8 pikë, e ndjekur Sarajeva në vendin e 62 me 63 pikë dhe nga Shkupi në vendin e 59 me 63.2 pikë.

Më dobët në indeks renditen qytete të Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë.

Në Europë, në vendin e parë për sa i përket cilësisë në shëndet renditet Utrecht, në Holandë. Qyteti i Utrcht ka shënuar rreth 91 pikë nga 100 që janë në total.

Për të gjeneruar indeksin, Numbeo mbledh të dhëna deri në 36 muaj. Në indeks përfshihen vetëm qytetet për të cilët ka të paktën një numër përfaqësuesish që kontribuojnë. Të dhënat publikohen çdo gjashtë muaj.

Indeksi i shëndetit është një përllogaritje e cilësisë e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, e profesionistëve të punësuar në shëndetësi, pajisjeve, stafit, doktorit dhe kostove.

Pas përllogaritjeve me formulat përkatëse të këtyre treguesve, Numbeo vlerëson me pikë nga 0 deri në 100 indeksin e shëndetit. Sa më i ulët të jetë ky tregues aq më i dobët është shëndetësia në atë vend./ Monitor

europe Indeksi i shëndetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.