Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

India rrëzon nga froni Kinën, OKB: Javën tjetër bëhet vendi më i populluar në botë

23:40 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
india population
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

India do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në javën e ardhshme, duke prekur kështu pothuajse 1.43 miliardë njerëz, thanë Kombet e Bashkuara.

Raporti vjetor i OKB-së për gjendjen e popullsisë botërore, që u publikua pak ditë më parë, specifikonte se momenti historik do të vinte nga mesi i vitit 2023. Por ky fenomen, duket se do të ndodh më shpejt nga sa ishte parashikuar.

I konsideruar si vendi më i populluar në botë që nga rënia e Perandorisë Romake në shekullin e 5-të të erës sonë, Kina pritet të shkojë në rreth një miliard njerëz deri në fund të këtij shekulli, sipas parashikimeve të OKB-së.

Të dhënat e Kinës nuk përfshijnë Tajvanin dhe Hong Kongun. Ndërkohë, popullsia e Indisë “është praktikisht e sigurt” se do të vazhdojë të rritet në dekadat e ardhshme. Projeksioni mesatar i OKB-së e sheh Indinë të arrijë 1.5 miliardë deri në mesin e shekullit megjithëse zyrtarët theksuan se mund të jetë shumë më i ulët ose më i lartë.

Rënia e popullsisë së Kinës ka ardhur si rrjedhojë e ligjit të rrept që u rrëzua në vitin 2016, që theksonte se çdo çift i martuar duhet të bënte vetëm një fëmije. Por krahas këtij faktori, rritja më e ngadaltë për numrin e popullsisë i atribuohet rritjes së kostos së jetesës dhe numrit në rritje të grave kineze që janë të fokusuara tek karriera.

Vitin e kaluar, shkalla e lindshmërisë në Kinë ra në një nga nivelet më të ulëta në botë me 1.2 lindje për grua. Për Indinë, së cilës i është dashur shumë më tepër kohë se Kina për të mbajtur nën kontroll rritjen e popullsisë, shkalla e fertilitetit ishte 2.0 lindje për grua, pak më poshtë nivelit të zëvendësimit 2.1.

india Kina okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.