Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

India sulmon me raketa Pakistanin, vriten 26 civilë!

10:00 / May 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas përleshjeve të ditëve të fundit lidhur me sulmin në rajonin e Kashmirit. Qeveria indiane tha se kishte nisur një operacion me raketa kundër nëntë objektivave terroriste në pjesën e Kashmirit të kontrolluar të kontrolluar nga Islamabadi, duke dëmtuar 4 xhami dhe një klinikë.

Sipas La Repubblica, të paktën 26 civilë janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë indiane si edhe nga shkëmbimet e zjarrit midis dy ushtrive. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Chaudhry, tha se 13 civilë, përfshirë dy vajza 3-vjeçare, u vranë në një xhami në Bahaëalpur, Punjab pakistanez, për të cilën inteligjenca indiane tha se ishte e lidhur me grupe të armatosura në Kashmir.

India tha se kishte goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e turistëve më 22 prill në Pahalgam, në Kashmirin e kontrolluar nga India. Nju Delhi akuzon Pakistanin për mbështetjen e sulmit në Pahalgam, gjë të cilën Islamabadi e mohon.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif, tha se raketat indiane goditën gjashtë lokacione në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore të Punjabit.

“Pakistani ka të drejtë të përgjigjet me forcë ndaj këtij akti lufte të imponuar nga India”, tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, duke thirrur një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë ushtria indiane, pas sulmeve në nëntë lokacionet shkroi në një postim në x se “drejtësia është vënë në vend”. Sipas ushtrisë, “veprimi ishte i përqendruar, i matur dhe pa qëllim përshkallëzimi. Asnjë strukturë ushtarake nuk u vu në shënjestër”.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, e quajti sulmin e fundit me raketa indiane një “shkelje flagrante të sovranitetit të Pakistanit”. Sipas ministrit, bastisja ka “rrezikuar paqen rajonale”. Dar paralajmëroi më pas se Islamabadi do ta mbrojë “sovranitetin dhe integritetin territorial me të gjitha mjetet”.

Lidhur me këtë sulm reagoi edhe kryeministri i SHBA, Donald Trump, duke e cilësuar sulmin si një turp.

“Ky është një turp. E dëgjuam menjëherë sapo hymë në Zyrën Ovale. Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte, bazuar në pak histori. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se shpreson që kriza “do të përfundojë shumë shpejt”.

Autoritetet në Kashmirin e administruar nga India kanë mbyllur të gjitha shkollat, universitetet dhe institucionet arsimore në të paktën shtatë zona kufitare të rajonit.

india pakistan raketa sulm vriten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.