Mentori shpirtëror Baba G, ka treguar eksperiencën e tij në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Summer Cube”, ai theksoi se ka vizituar Tiranës, Dhërmiun, e Beratin ku dhe ka provuar shumë ushqime tradicionale.
Mes tjerash ai nënvizoi se për një muaj në Shqipëri nuk ka paguar asgjë, pra ka qëndruar falas.
“E nisa nga Tirana. Shteti ishte shumë i bukur. Nga Tirana, më pas shkova në Dhërmi. Nuk kam parë në asnjë vend plazhe të tilla. Kam një vit që kam nisur udhëtimin tim nëpër botë. Pas Dhërmiut kam shkuar në Berat. Isha në Malin e Tomorit. Energjia që vinte nga aty ishte shumë e fortë dhe natyrale. Shqipëria më bëri të ndihem si mbret. Kam ngrënë shumë ushqim tradicional. Për një muaj në Shqipëri nuk kam paguar asgjë”- tha ai.