Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Individët marrin kredi në valutë për banesa – Megjithatë, financimi i bankave dominohet nga kreditimi në lekë

18:14 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi banese 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim më të përmbajtur të ritmeve të rritjes gjatë tremujorit të parë. Kështu, zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% është 0.6 pikë përqindje më poshtë se rritja vjetore e shënuar gjatë vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime kanë reflektuar zgjerimin e shpejtë të kredisë për blerje banesa në valutë, e cila ka kompensuar dobësinë e kredisë për konsum. Sa i përket kredisë në lekë, ajo ka ndjekur një tendencë ngadalësuese prej verës së vitit të kaluar.

Normat e rritjes së saj janë ngadalësuar në 9.9% në tremujorin e parë nga niveli mesatar prej 13.4% në pjesën e dytë të vitit 2022. Kjo ecuri është kompensuar disi nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit në valutë, e cila për të njëjtën periudhë shënoi një rritje vjetore prej 22.8%. Pavarësisht rritjes së shpejtë të kredisë në valutë, struktura e portofolit vijon të jetë e mbizotëruar nga kredia në lekë, e cila zë rreth 64.4% të totalit Rritja e kredisë për individë ka vijuar të mbështet nga kredia hipotekare, e cila u rrit me 17.3% në tremujorin e parë në krahasim me një vit më parë. Zgjerimi i kredisë së individëve këtë tremujor ishte e gjitha për financimin për blerje banese, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e madhësisë së kredisë së kërkuar për financim në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave dhe nga ana tjetër lehtësimin e kushteve të kreditimit të bankave në reflektim të konkurrencës së shtuar për klientët me të ardhura të larta.

Ndërkohë, bankat, në kushtet e konkurrencës së shtuar dhe për të adresuar pasigurinë e shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit, prezantuan kredi hipotekare me norma fikse interesi për vitet e para në fund të vitit.

Kredia konsumatorë ka shfaqur një ngadalësim të ndjeshëm të ritmeve të rritjes, ku rritja vjetore e saj prej 6%, është sa gjysma e rritjes mesatare të shënuar gjatë vitit 2022.

Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve janë ulur në tremujorin e parë. Kjo ulje reflekton kryesisht prirjen rënëse të yield-it të bonove 12-mujore, i përdorur gjerësisht në indeksimin e kredive ndaj kësaj kategorie. Interesat e kredisë për individët janë ulur si për kreditë hipotekare, ashtu edhe për ato konsumatore. Ndërkohë, kredia hipotekare në euro ka njohur një rritje të lehtë të interesave.

Interesi mesatar i kredisë për individë shënoi 7.6%, nga 8% që ishte në tremujorin paraardhës. Individët kanë përfituar nga rënia e interesave si për kredinë konsumatore ashtu dhe për atë për blerje banese këtë tremujor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 2026

Pogradeci mirëpret Lyhnida Fusion Fest, sport, natyrë dhe muzikë në zemër të Drilonit

17:55 / August 2, 2026

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.