Në shtator të 2015, faqja e internetit Football Lealks nisi të publikojë miliona dokumenta të rezervuara për botën e futbollit duke zbuluar detaje mbi kontratat e futbollistëve të mëdhenj, projekte për një Super League, parregullsi të mundshme fiskale dhe operacione financiare të lidhura me klubet dhe fondet e investimit.
Ai që hapi Vazon e Pandorës së botës së futbollit ishte Rui Pinto, një haker autodidakt portugez nga Porto dhe ish student historie. Publikimet e tij përmes të përditshmes gjermane ‘Der Spiegel’ kontribuuan në ngritjen e akuzave për thyerje të normave financiare nga ana e Manchester City. Klubi anglez gjithnjë i ka mohuar akuzat dhe ka këmbëngulur se dokumentat janë marrë përmes aktivitetit të hakerimit.
Ndërkaq, Pinto u arrestua në Hungari dhe u ekstradua në Portugali në 2019. U akuzua mes të tjerave për akses ilegal në sisteme informatike, dhunim të korrespodencës dhe tentativë shantazhi në dëm të Doyen Sports, fondi i përfshirë në publikimin e parë të dokumentave. Pinto gjithnjë i mohoi akuzat duke e përkufizuar veten si informator i interesuar të denoncojë parregullsitë e futbollit. Në prill të vitit pasardhës, Pinto u lirua nga 241 akuza në një proces të dytë gjyqësor në Portugali me gjykatën që i konsideroi si kontestimet jo të vlefshme. Tani që Manchester City është konsideruar fajtor për parregullsi financiare, Pinto u kthyr të flasë për çështjen në llogarinë e tij në rrjetin social X duke mos i kursyer akuzat sidomos në drejtim të Gianni Infantinos për të cilin hakeri përdori fjalë shumë të ashpra.
‘Duke u kthyer në vitin 2014, ishte dikush që ishte i vetëdijëshmë për parregullsitë që përfshinin Manchester City. Ai person tani drejton FIFA. I neveritshmi, Gianni Infantino, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i UEFA, abuzoi me autoritetin e tij, shpërndau dokumenta konfidenciale dhe në një kohë të shkurtër me dinakëri kaloi Dhomën Investigative, duke bërë çfarë kishtë në dorë për të garantuar që si Manchester City ashtu edhe PSG të dënoheshin vetëm me gjobë duke evituar një hetim më të thellë që do të sillte skualifikim nga Liga e Kampioneve. Të gjitha këto detaje u zbuluan përmes Football Leaks. Duke parë sjelljen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i UEFA, dhe së fundi edhe si president i FIFA, mund të them vetëm se për mendimin tim modest, Gianni Infantino është shndërruar në një kancer për futbollin dhe nuk duhet të ketë asnjë vend në të ardhmen e futbollit’-shkruante Rui Pinto në postimin e tij.

