Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Infektim masiv në finalen e Kupës, Bullgaria mbyll përsëri me urgjencë dyert e stadiumeve

23:02 / July 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bullgari111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merr një kthesë të papritur situata në Bullgari, ku deri pak ditë më parë mund të luhej futboll me praninë e tifozëve në tribuna. Një ndeshje është kthyer në vatër të madhe infeksioni me koronavirus dhe kjo ka bërë që pandemia të përhapet me shpejtësi, duke detyruar autoritetet futbollistike e shtetin bullgar që të mbyllë përsëri stadiumet.

Më 1 korrik, në Sofje u luajt finalja e Kupës së Bullgarisë, ku Lokmomotiva Plovdiv fitoi trofeun duke mundur me penallti skuadrën e CSKA vendase, një trofe i shumëpritur nga Lokomotiva e cila shpërtheu në festë në fushë por edhe jashtë saj. Vetë lojtarët bënë xhiron e lokaleve në kryeqytetin bullgar, ndërsa në Plovdiv, tifozët dolën në rrugë dhe festuan gjatë bashkë.

Por pasojat ishin të tmerrshme dhe të menjëhershme. Rreth 60 persona mes lojtarësh, tifozësh e pjesëtarësh të stafit kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që Federata me urgjencë të dekretonte mbylljen e dyerve të stadiumeve për evituar një shpërthim tjetër masiv. Masat më pas janë ashpërsuar nga qeveria bullgare e cila ka vendosur që të ndalë edhe festat e fundvitit shkollor e të mbyllë lokalet e natës, meqë numri i infeksioneve është rritur në mënryë drastike në javën e fundit në vend. 

kupa e bullgarise masiv MBYLL stadiumet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026

Çanta luksoze, parfume dhe syze firmato, si po shiten produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë në platforma online

20:20 / October 19, 2026

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.