Ditën e sotme në Mat janë infektuar me koronavirus 3 mjekë. Burime bëjnë me dije se 4 të tjerë që kanë pas kontakte me të infekturit janë karantinuar. Ndërkohë mësohet se për shkak të infekturve janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.
Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11 persona.
Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen Vdekjeprurëse. Burime po ashtu bëjnë me dije në mesin e të infektuarve ka edhe punonjës të Bashkisë.
