Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, ka marrë një lajm të keq, teksa vetëm pak minuta para ndeshjes së sotme me Herenven, ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus.
Në këtë situatë, talenti shqiptar është detyruar të largohet nga pjesa tjetër e skuadrës së Viteshes, për t’u izoluar në shtëpi deri sa të shërohet nga plotësisht nga virusi, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.
Shqiptari po kalonte një formë të shkëlqyer me Viteshen në kampionat, ku ishte një titullar i padiskutueshëm, por virusi e ka detyruar atë të largohet për pak kohë nga skuadra. Për dy javë ai do duhet të qëndrojë i izoluar ndaj viti mund të quhet i mbyllur.
