Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Serbi. Një infermiere ka transmetuar live momentin kur një grua sillte në jetë fëmijën e saj.
Rreth 200 persona në Serbi kanë ndjekur drejtpërdrejt në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.
“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTok-un, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve, të cilët ishin të tmerruar nga ky veprim.
Në një reagim të mëvonshëm, spitali njoftoi se infermierja ishte pezulluar dhe se ndaj saj ka nisur një hetim.