Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Inflacioni në SHBA shënoi rënie gjatë shkurtit

10:45 / March 13, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2025 03 13 085942
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie muajin e kaluar për herë të parë që nga shtatori, ndërkohë që çmimet e konsumit shënuan një rritje modeste pasi kostoja më e lartë e strehimit u kompensua pjesërisht nga ulja e kostos së udhëtimit ajror.

Këto zhvillime i japin hapësirë Rezervës Federale për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit javën e ardhshme, ndërsa ndjek nga afër ndikimin e mundshëm të luftës tregtare në ekonomi.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 2.8% në muajin shkurt, krahasuar me një vit më parë, por ishte më i ulët se shifra prej 3% gjatë muajit janar, sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës.

Çmimet bazë, të cilat përjashtojnë kategoritë e paqëndrueshme, si ushqimet dhe energjia, u rritën 3.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa janari kishte një rritje prej 3.3%. Shifra bazë është më e ulta që nga prilli i vitit 2021.

Rënia ishte më e madhe nga sa kishin parashikuar ekonomistët, sipas një sondazhi nga firma “FactSet”. Sidoqoftë, inflacioni mbetet mbi objektivin prej 2% që synon Rezerva Federale. Shumica e ekonomistëve presin që inflacioni të mbetet në nivele të larta këtë vit ndërsa tarifat amerikane hynë në fuqi.

Raporti “është një lajm inkurajues, megjithëse nuk na tregon shumë se në çfarë drejtimi po shkon inflacioni”, tha përmes një emali ekonomisti Oren Klachkin, me firmën “Nationwide Financial Markets”. “Ndërsa tarifat mund të shkaktojnë rritjen e çmimit të mallrave, ne shohim shtimin e rrezikut të rritjes së inflacionit”.

Sipas raportit, inflacioni në bazë mujore ishte më i ulët nga sa pritej. Çmimet e konsumit u rritën me 0.2% gjatë muajit shkurt, një rritje më e vogël se 0.5% që u regjistrua gjatë muajit janar. Çmimet bazë u rritën 0.2%, krahasuar me 0.4% gjatë janarit.

Ekonomistët i vëzhgojnë çmimet bazë, sepse ato janë zakonisht një tregues më i mirë për inflacionin. Një rënie e theksuar prej 4% e kostos së transportit ajror gjatë muajit shkurt, krahasuar me janarin, ndihmoi në uljen e inflacionit të përgjithshëm.

Rritja e çmimeve të qirave gjithashtu shënoi ngadalësim ndërsa kostot e dhomave të hoteleve dhe sigurimit të makinave u rritën shumë më ngadalë në shkurt se në janar. Çmimi i makinave të reja ra muajin e kaluar krahasuar me janarin.

Çmimet e ushqimeve mbetën të pandryshuara që nga janari, duke sjellë lehtësim për konsumatorët që po përballen me një rritje prej 25% të çmimeve nga katër vjet më parë./VOA

cmime inflacion konsumator SHBA ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Dhuratat janë “të ndaluara” në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

21:32 / June 24, 2025

Ndërron jetë Alvaro Vitali, një nga ikonat e komedisë erotike italiane

21:20 / June 24, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% në mbrojtje do të na bëjë më të fortë

21:00 / June 24, 2025

Armëpushimi sjell edhe uljen e çmimit të naftës

18:56 / June 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.