Influencerja amerikane, Alix Earle, është shumë e mërzitur nga mbyllja e TikTok në ShBA.
Earle u bë e famshme përmes videove të saj në TikTok, të cilat ajo filloi t’i bënte kur ishte në kolegj në Universitetin e Miamit.
E njohur për videot e saj “Get Ready With Me” dhe përmbajtjet përkatëse të stilit vlog, ajo kishte grumbulluar 7.2 milionë ndjekës në platformë.

Megjithatë, pas njoftimit të ndalimit të TikTok në Amerikë, ajo ndau një video duke qarë dhe duke shkruar se ndihej shumë keq që Tik Tok po mbyllej.
Aplikacioni që e bëri atë të famshme tani është ndaluar në ShBA, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë vetëm disa ditë përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për mandatin e tij të dytë.
