Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Iniesta ka gjetur paqen në Japoni: Në Spanjë isha i mbaruar

18:56 / February 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andres Iniesta ka folur për aventurën në Japoni, me Visel Kobe, për problemet e adoptimit në muajt e parë, por edhe për shumë çështje të tjera të karrierës së tij të mbushur me trofe. Spanjolli tregon për diferencat e mëdha mes dy vendeve:

“Gjashtë muajt e parë në futbollin japonez dhe jetën këtu nuk kanë qenë aspak të lehtë për mua dhe familjen time. Gjithçka është shumë më ndryshe nga Spanja, por më në fund gruaja ime dhe fëmijët e mi janë përshtatur. Erdha këtu bashkë me familjen direkt pas Botërorit të Rusisë, pa pasur kohën të organizohesha. Në këto muaj kemi mësuar për diferencën mes dy kulturave. Japonezët janë shumë më të qetë se ne, diçka që reflektohet edhe në stadiume.

Shumë herë më kanë pyetur se komunikoj me kolegët në fushë dhe me pjesëtarët e stafit teknik. Për gjërat e thjeshta kam nisur të flas në japonisht. Ana dhe unë marrim mësime në japonisht disa herë në javë. Kur bëhet fjalë për biseda më të thella, kam gjithmonë përkthyesin, i cili është shpëtimtari im, një djalosh që më shoqëron gjithmonë. Është siguria ime e jetës. Përveç kësaj, jam surprizuar nga sforcoja e disa lojtarëve për të mësuar pak spanjisht që të komunikojnë me mua.

Fansat i jetojnë ndeshjet për atë që janë vërtet. Inkurajojnë dhe protestojnë, ose nervozohen në mënyrën e drejtë. Në Japoni është normale që lojtarët shkojnë te publiku dhe e përshëndesin, pavarësisht rezultatit. Kur erdha patëm një situatë të vështirë, humbëm 6-7 ndeshje radhazi. U habita që fansat, pavarësisht këtyre rezultateve, e merrnin gjithçka mirë. Japonezët e përjetojnë humbjen ndryshe nga evropianët. Humbëm? Po, e çfarë pastaj? Kjo filozofi më ka befasuar.

Kam qenë gjithmonë me një ekip kompetitiv, nuk më pëlqen të humb dhe tani po mundohem të mësoj prej tyre dhe ta shoh me sy tjetër këtë gjë. Periudha te Visel Kobe është pafundësisht më e qetë se te Barcelona. Kam ndryshuar. Në Spanjë ndihesha bosh fizikisht dhe shpirtërisht, nuk kisha më asgjë. Të luash futboll në vendin tonë është shumë impenjative në çdo nivel dhe jo vetëm për sportin. Presioni i të qenit në një klub si Barcelona është shumë i lartë. Kur vendosa të kaloj te Visel Kobe, u lirova nga tensioni. Në Spanjë kërkohet që të mos gabohet kurrë, kurse në Japoni është gjithçka ndryshe. Mund të humb, por e di që do të më pëlqejë dhe do të zbavitem”, – ka rrëfyer Iniesta.

japoni ndryshimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Dy stuhi tropikale kërcënojnë Japoninë, anulohen mbi 100 fluturime dhe lëshohen urdhra evakuimi

10:15 / June 26, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.