Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Injoranca nuk është opinion, por helm publik

21:19 / October 7, 20244 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ylli manjani 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Ylli Manjani

Nuk kam asnjë problem personal me asnjë gazetar, analist apo komentues publik. Rrespektoj me shumë tolerancë opinionin publik të secilit.

Por nuk gëlltis dot gënjeshtrën publike ose opinionin e formësuar në injorancë totale mbi faktet dhe të vërtetat.

Në dy apo tre dalje publike, një takëm gazetaro-analisto-komentues që kanë marrë përsipër të helmojnë publikun mbi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që, së bashku me Gurali Bahimllarin dhe Ledi Biankun, kemi bërë përpara kësaj gjykate në mbrojtje të njërit prej të arrestuarve me të dhënat e SKY ECC.

Shkuma patetike që këta injorantë (pra të paditur për çështjen) është krejt e pakuptueshme. Nuk duket se e bëjnë për politikë. As për para. E bëjnë thjesht për sensacion dhe si përpahës të thashethemeve që marrin me whatsapp nga brenda sistemit inkuizitor të drejtësisë. Nuk i shqetëson as inkuizicioni si realitet i rëndë!!!

As lodhen fare të lexojnë qoftë dhe një faqe të vetme nga dokumentet që janë paraqitur para gjykatës por, me e për faqe të tyre të zezë, nxjerrin shkumë për të helmuar publikun me gjëra të paqena.

Lexoni një faqe të vetme nga ato 150 syresh që kemi depozituar atje, të paktën të ballanconi helmin, o helmues publikë!

Lexoni se ndoshta do kuptoni më mirë se çfarë kemi kërkuar në atë Gjykatë dhe me ç’llogjikë, argumente e prova fatale!

Ne nuk kemi marrë përsipër të rrëzojmë SKY ECC, por kemi kërkuar, në kuadër të një proçesi konkret, standardin kushtetues dhe ligjor të provueshmërisë.

Ne kemi kërkuar që në krye të herës që të dhënat e SKY ECC të trajtohen si dhëna të marra nga përgjimet dhe, jo si dokumenta siç pretendonte asokohe prokuroria. Sot Prokuroria e pranon që janë përgjime.

Lexoni dy rrjeshta edhe nga qëndrimi i ndryshuar tashmë edhe i prokurorisë se nuk u bën dëm! Lexoni qëndrimet zyrtare, jo sms që u dërgojnë fshehtas!

Ne kemi kërkuar që përgjimi të verifikohet nëse është bërë sipas ligjit tonë apo jo? Pikërisht këtë gjë na ka konfirmuar tashmë edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Lexojeni edhe atë vendim, se veç mirë u bën!

A mund të pranohet si standard ligjor proçedimi penal me të dhëna të marra nga përgjime masive, pra jo të individualizuara siç e kërkon ligji?! Kjo pyetje vlen edhe për ata, gazetaro-analisto-komentuesit! Edhe ata mund ta hanë nga ky standard!

Ne kemi kërkuar që përgjimi të konsiderohet ashtu siç thotë ligji procedural, mjet për kërkimin e provës dhe jo direkt provë. Aq më tepër provë e vetme!!! Se në përgjime ka fjalë, jo vepra. Në asnjë sistem të ndjekjes penale demokratike nuk dënohet njeri për fjalë.

Ne kemi kërkuar vetëm standard të ndjekjes penale dhe të heqjes së lirisë sipas nenit 5 të Konventës Europiane. E kemi bërë me referenca në raste të tjera të bollshme në praktikën tonë dhe në atë të Strasburgut.

Ne kemi kërkuar lirinë e individit që ja garanton Kushtetuta dhe jo lirinë e dynjasë për problemet që mund të ketë me drejtësinë. Se rasti rastit nuk i ngjan, dëgjoni apo jo!

Ne nuk kemi kërkuar në asnjë rrjesht “rrëzimin e SkY ECC”. Por kemi kërkuar e kërkojmë ndalimin e heqjes së lirisë me hamendësime, pra pa dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. Nuk hiqet liria kushtetuese me shtirje falli nëpër përgjime.

Asnjë provë, po asnjë e vetme nuk është siguruar në çështjen ku ne shërbejmë. Vetëm lexim i gabuar dhe jashtë konteksti i të dhënave të SKY.

Për më tepër që nuk ka asnjë akt serioz shkencor, provë faktike ose dokumentare që të shkohet përtej çdo dyshimi se personat e arrestuar kanë qenë përdorues të asaj platforme komunikimi.

Si ka mundësi që flasin me kaq lehtësi duke mikluar emra konkretë në media, me stilin e gjyqeve popullore komuniste?!

E pafalshme për cilindo komentues publik që bën komente mbi padijeninë dhe injorancën mbi çështjen.

Në atë kërkesë kemi kërkuar edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me mungesën e gjykatës së pavarur. As kjo nuk arrin të marrë vemendjen e këtij takëmi!

Zoti u rujt, por uroj që t’u ndodhë dhe ju kjo që i bëni të tjerëve!

helm Manjani Politik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë!

17:23 / May 18, 2025

‘Një Cirk Tragjik’: Figurat e PD-së reagojnë pas dështimit të fushatës me LaCivitas

16:49 / May 18, 2025

Doli pa mandat nga zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Ilir Meta

15:09 / May 18, 2025

‘Vendimi’ i Diasporës/ Numërohen kutitë e fundit në Korçë, Gjirokastër dhe Berat

14:58 / May 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.