Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës është shpërndarë kudo në rrjet. Nauni 25 vjeç vendosi t’i bëjë të dashurës së tij Etjonës 19 vjeç një propozim për martesë.
Gjatë festës së maturës, atë e marrin disa truproja që e nxjerrin me dhunë jashtë duke panikosur Etjonën, e cila i pyeste se çfarë ka bërë. Në një moment Nauni ulet në gjunjë, kthehet nga e dashura e tij dhe i zgjat unazës. Vajza emocionohet dhe i drejton dorën për t’i vendosur unazën, ndërkohë që të gjithë maturantët filluan të duartrokisnin.
Çifti ka treguar në “Shqipëria Live” emocionet e tyre.
Arjon Muça: Si lindi si ide?
Nauni: Kishte nja një orë që kishte filluar mbrëmja, po hanim, po pinim, po kërcenim brenda.
Arjon Muça: Po them për projektimin. E kishe menduar më përpara?
Nauni: Jo, jo fare. Ishte e momentit. Dola jashtë me çunat po pinim duhan dhe thashë ore unë jam që jam, dasmën e kam, a nuk do e propozoj fare? Për unazën, kam mikun tim që ka argjendari… Pastaj kapa drejtoreshën, se nuk mund të bëja një veprim të tillë pa folur me drejtoreshën sepse unë isha i ftuar atje, nuk ishte matura ime. Drejtoreshës i pëlqeu si ide goxha.