Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen në Dibër, ku edhe sipas njoftimit zyrtar të policisë disa persona u kapën me para në makinë për të shpërndarë në këmbi të votave.
Duke i quajtur inskenime sikur janë të PS, Rama thotë se ata që betohen se do të vrasin shfaqin deri në fund ashtu si janë, llumi i shoqërisë.
“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!”, thotë Rama.
