Para tre ditëve, Lionel Messi u kurorëzua për herë të shtatë si fitues i Topit të Artë. Megjithatë, diçka e tillë shkaktoi shumë polemika, duke qenë se pjesa më e madhe opinionit sportiv ishte e mendimit se fituesi duhej të ishte Robert Lewandowski, me polakun që shënoi një numër rekord golash në Bundesligë duke thyer edhe një legjendë si Gerd Muller.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka nisur një luftë e madhe teksa fansat e futbollit kanë reaguar në masë. Një ndër to që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë edhe një koment i gjatë në të cilin mbështetej Ronaldo dhe ngrehej pyetja e madhe pse portugezi kishte përfunduar i gjashti në listën e Topit të Artë, ndërsa jepeshin statistikat e Messit të cilat nuk bindnin për të qenë ai fituesi i Topit të Artë.
Por, ajo që ka bërë më shumë bujë në këtë mes, ka qenë komenti nga Instagrami zyrtar i Cristiano Ronaldos. Portugezi ka qenë fjalëpak në reagimin e tij, pork a theksuar se gjithyçka kishte përmendur fansi më sipër ishte një fakt. Në këtë formë, ishte hera e parë që 36-vjeçari reagon mbi edicionin e fundit të Topit të Artë, ku qartë duket se nuk ka qenë aspak dakord me vendimet e eventit.