Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INSTAT: Paga mesatare në 2024 u rrit me 11.2%

09:15 / March 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga shqiperi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fundit tëvitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave(INSTAT), paga mesatare bruto arriti në 83 401 lekë, në rritje me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Paga mesatare bruto u rrit edhe me bazë tremujore, me 7.4% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2024.

Megjithatë, duhet thënë se në një masë të madhe shtysa për rritjen e pagave në ekonomi po vjen nga sektori publik. Nëtremujorin e fundit 2024, paga mesatare në sektorin publik kaloipër herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve. INSTAT raportoi njëpagë mesatare bruto prej 100 437 lekë, në rritje me 14.3% krahasuar me një vit më parë. Rritja e pagave në sektorin publikpo jep një ndikim të konsiderueshëm në nxitjen e rritjes së pagës mesatare në ekonomi.

Ndërkohë, pagat kanë vijuar rritjen edhe për sektorin privat, por në terma mesatarë paga mesatare në këtë sektor është ndjeshëm më e ulët në raport me sektorin publik.

Sipas INSTAT, paga mesatare bruto në sektorin privat nëtremujorin IV 2024 arriti në 76 mijë lekë në muaj. Paga mesatare në sektorin privat u rrit me 9.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 9.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Sipas aktivitetit ekonomik, paga më e lartë vazhdon të jetë ajo në sektorin financiar. INSTAT raporton se paga në aktivitetet financiare dhe të sigurimit në tremujorin e fundit të vitit 2024 arriti në 163 223 lekë, në rritje me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paga mesatare në esektorin financiar është afërsisht dy herë më e lartë se paga mesatare nëekonomi dhe kjo mund të shpjegohet me nevojën për një forcëpune më të specializuar, por edhe me mundësitë më të mëdha për të ofruar paga më të larta që kanë kompanitë e këtij sektori.

Ndjek sektori i informacionit dhe komunikimit, me një pagëmesatare prej 121 578 lekë në muaj, me një rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paga mesatare bruto paraqitet në rritje për të gjithë sektorit e ekonomisë. Sekktori mesatar me pagën mesatare më të ulët ngelet bujqësia, me 54 411 lekë në muaj. Edhe në bujqësi paga mesatare është rritje, me 10.4% me bazë vjetore.

Në vitet e fundit, pagat në ekonomi kanë shënuar një rritje me ritme relativisht të larta, të nxitura sidomos nga nevoja në rritje për forcë pune, por edhe nga shtysa që ka dhënë rritja e pagave në sektorin publik.

Një faktor tjetër që vlerësohet se mund të ketë patur një ndikim në rritjen e pagës mesatare në ekonomi është edhe trysnia nërritje nga institucionet shtetëorre për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiscal në deklarimin e pagave./ Monitor

bruto Instat mesatare Paga Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.