Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

INSTAT: Studentët në ciklin bachelor ranë me 11%

13:50 / May 23, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3848
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universitetet shqiptare po përballen me një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve. Të dhënat për vitin akademik 2025-2026 të publikuara nga INSTAT, tregojnë se në arsimin e lartë janë regjistruar mbi 115 mijë studentë. 

Krahasuar me vitin paraardhës, ku numëroheshin 122.613 studentë, ulja është afro 7 mijë studentë më pak në auditorë brenda një viti, ose një rënie me 5.5 %.

Por, alarmi i vërtetë ireduktimit të studentëve bie në ciklin Bachelor. Ky cikël ka pësuar një goditje të dyfishtë.

Brenda një viti, numri i studentëve që nisin studimet e ciklit të parë, ka rënë me 11%, duke u tkurrur nga 68 mijë në vetëm 60 mijë studentë.

Një tregues i qartë se pakësimi i të rinjve në vend po zbraz kryesisht vitet e para të universiteteve.

Një detaj interesant që konfirmohet vit pas viti është dominimi i vajzave në arsimin e lartë. Ato përbëjnë 56,8% të të regjistruarve në Bachelor dhe kjo shifër arrin në 67,6% në programet Master.

Sa u përket degëve preferenciale, të rinjtë shqiptarë u besojnë profesioneve me kërkesë të lartë në tregun e punës, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.

Fusha më e kërkuar mbetet, Biznes, administrim dhe ligj me  25.2%, ose 1 në 4 studentë, më pas renditet Shëndet dhe mirëqenie me 22.2% si dhe Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim me 16.9% të totalit të studentëve të regjistruar. Ndërkohë degët e tjera prioritare, si bujqësia apo mësuesia kanë pësuar rënie.

REGJISTRIMET E STUDENTEVE

Viti 2025             115.782 studentë

Viti 2024             122.613 studentë

          6.831 studentë më pak

REGJISTRIMET NE CIKLIN BACHELOR

Viti akademik 2024-2025               68.080 studentë

Viti akademik 2025-2026               60.558 studentë 

NDARJA GJINORE SIPAS CIKLEVE TE STUDIMIT

Cikli i StudimitStudentë në TotalVajza (%)Djem (%)
Bachelor60.55856,8%43,2%
Master47.91667,6%32,4%

FUSHAT E PREFERUARA TE STUDIMIT

Biznes, administrim dhe ligj          25.2%

Shëndet dhe mirëqenie                           22.2%

Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim            16.9%

bachelor ciklin Instat Studentët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.