Një nga Institutet më të mëdha botërore për tërmetet EMSC deklaron se ajo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur që nga viti 2014, kur grupi i saj ka nisur të punojë.
Në postimin e tyre në twitter, EMSC thotë se kurrë nuk është ndjerë kjo valë tërmetesh. “Që prej fillimit të aplikacionit “LastQuake” në 2014, ne kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve të ndjerë në të njëjtin rajon. Kjo është një periudhë shumë shqetësuese dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt”, thuhet në mesazh.
