Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Instrumente financimi në bujqësi, ministrja Denaj në Lezhë: Fuqizojmë prodhimin vendas dhe nxisim eksportet

15:43 / June 27, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 27 153737
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi këtë të premte fabrikën e përpunimit të fruta-perimeve në Lezhë, një sipërmarrje e ngritur nga fermeri Tom Malshi, i cili prej vitesh i është përkushtuar konservimit të ullinjve të tavolinës.

Denaj tha se me një kapacitet prej mbi 6000 tonë në vit dhe një rrjet eksportesh në zgjerim të vazhdueshëm, kjo sipërmarrje sjell prodhime cilësore “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, përfshirë kontratën më të fundit me Azerbajxhanin.

”Në këtë vizitë prezantova edhe tri linjat e reja të financimit, ku përmes Skemës Kombëtare të Investimeve (50% grant), të kombinuar me Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane, çdo fermer dhe agropërpunues mund të përfitojë: financim me vetëm 2% interes dhe mbulim kolaterali deri në 70%”, tha ministrja.

Po ashtu Denaj bëri të ditur se me këtë mbështetje konkrete, po synohet fuqizimi i prodhimit vendas, po nxitet rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe po krijohet një ekonomi e qëndrueshme për zonat rurale në përputhje me vizionin e qeverisë “Bujqësia 2030”. Përfaqësuesi i kompanisë u shpreh se tregu i ullirit në Shqipëri është i garantuar.

Anila Denaj bujqësi investime Lezhë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.