Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Integrimi Europian i rajonit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku takime në Maqedoninë e Veriut

13:39 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët e komisionit për Integrimin Evropian zhvilluan një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes tre komisioneve të çështjeve të Integrimit Evropian. Në cilësinë e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku zhvilloi takim me kryetarin e komunës Tetovë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, për të vijuar me turin e takimeve në Shkup.

Në qendër të axhendës ishin takimet me faktorin politik shqiptar ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe lidhja mes shteteve ku jetojnë shqiptarët. Gjatë takimit të mbajtur në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Tabaku u shpreh në lidhje me rëndësinë e procesit të të integrimit, ndërsa theksoi faktin se procesi i integrimit është realisht transformues kur qytetarët përfitojnë prej tij.

Delegacioni zhvilloi takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri dhe zv/kryeministrin Artan Grubi, me të cilin u diskutua lidhjet infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tabaku theksoi se në fushën e investimeve të huaja Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë duke përthithur më shumë investime.

Me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, takimi u fokusua në ndryshimet e kërkuara kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe interesin e rajonit në procesin e integrimit. Të dyja palët ranë dakord se integrimi rajonit është jetik dhe i domosdoshëm duke parë rrezikun rus që është krijuar në rajon që pas agresionit rus të Ukrainës. Tabaku u takua edhe me deputetët e VRMNO me të cilët diskutoi çështjet mbi ndryshimet kushtetuese dhe proceset e integrimit.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.