Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi europian/ Rama: Së shpejti marrim një lajm të mirë! Me bashkëvotimin e rezolutës në Kuvend, opozita kuptoi se bllokimi i negociatave s’ekziston

10:59 / May 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti Shqipëria do të marrë një lajm të ri të mirë lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke nënkuptuar miratimin e raportit IBAR nga Brukseli.

Në podkastin e tij të përjavshëm “Flasim”, kreu i qeverisë tha se u befasua nga bashkimi i opozitës me mazhorancën për votimin në Kuvend të rezolutës së lidhur me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Rama nuk kurseu as “thumbat” për opozitën, duke deklaruar se me pjesëmarrjen në votimin e rezolutës, opozita pranoi në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE-në.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”,– tha Rama.

Shqipëria pret për të marrë një përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian mbi Raportin e Ndërmjetëm, që do ta kalonte në fazën tjetër procesin e negociatave.

Komisioni ka deklaruar se Raporti i Vlerësimit të pikave të ndërmjetme (IBAR) i hartuar prej tij, ka qenë pozitiv për Shqipërinë. Por vendet anëtare kanë ndërhyrë në draftin e sugjeruar për Pozicionin e Përbashkët të BE-së. KE e dorëzoi më 26 shkurt IBAR-in, miratimi i të cilit i hap rrugë procesit të mbylljes së kapitujve të negocimit.

Sa i përket rezolutës, ajo kërkon përshpejtimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, mbështetje për institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe garantimin e lirisë së medias.

Qeverisë i kërkohet raportim periodik për negociatat, përshpejtim i reformave në grupkapitullin e parë “Themeloret”, transparencë në prokurimet publike dhe përfshirje më e gjerë e opozitës dhe shoqërisë civile në vendimmarrje.

Miratimi i kësaj rezolute më 14 maj me 114 vota të mazhorancës dhe opozitës së bashku, vjen në një moment kyç për procesin e integrimit, teksa Shqipëria pret edhe vlerësimin për raportin IBAR, i konsideruar si një nga hapat përcaktues në ecurinë e negociatave me Brukselin.

Rezoluta u dakordësua pas negociatave dhe diskutimeve të një grupi pune me përfaqësi të barabartë, Erion Malaj dhe Romina Kuko nga PS si dhe Edmond Haxhinasto e Albana Vokshi nga PD, të ndihmuar dhe nga këshilltarë të grupit demokrat e staf të drejtorisë për Integrimin të vetë parlamentit.

Integrimi negociatave Opozita Rama rezolutes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.