Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Integrimi nuk fitohet me propagandë”- Mesazhi i Jorida Tabakut: Europa nuk po na pengon, korrupsioni po

12:22 / May 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Në një analizë të gjatë mbi situatën aktuale të negociatave, Tabaku shprehet se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik që mund të humbasë nëse procesi vazhdon të trajtohet si propagandë politike.

“Integrimi europian nuk fitohet me slogane. Fitohet me reforma, me standarde dhe me institucione që funksionojnë”, shkruan ajo.

Deputetja demokrate sulmon edhe mënyrën sesi, sipas saj, qeveria po e trajton procesin e integrimit, duke e kthyer në një betejë propagandistike dhe jo në një plan real transformimi për vendin.

“Problemi nuk është ai që kërkon standarde europiane, zgjedhje të ndershme apo drejtësi të pavarur. Problemi janë ata që i shkelin ato”, thekson Tabaku.

Ajo paralajmëron se Shqipëria po rrezikon të humbasë një “dritare historike gjeostrategjike”, në një moment kur Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa rajoni ka nevojë për Europën.

Në reagimin e saj, Tabaku merr si shembull Malin e Zi, që sipas saj ka arritur të mbyllë 15 kapituj negociues, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet e bllokuar nga korrupsioni dhe mungesa e reformave reale.

“Europa nuk është slogan politik. Është mekanizëm standardesh, transparence dhe përgjegjësie”, shkruan ajo, duke kërkuar që procesi i integrimit të bëhet transparent dhe t’u përkasë realisht qytetarëve shqiptarë.

europa korrupsioni mesazhi pengon tabakut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.