Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Integrimi, Vasili: Shqipëria humbet sërish orën dhe datën, fajtor është Edi Rama dhe Rilindja e tij

14:16 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka humbur Rama dhe jo Shqipëria, thotë ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, duke deklaruar se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në qershor. Referuar samitit të Berlinit, Vasili thotë se përgjigja ishte suhmë e qartë.

“Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një shkaktar, një fajtor dhe një përgjegjës. Ky është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij. Sot sërish në vend të reflektimit të thellë, të përgjegjshëm, kokulur të Edi Ramës, nga kuvlia e tij në Tvvitter, praktikisht kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza vijnë prej tij, u mundua t’ia hedhë fajin shqiptarëve dhe të identifikojë veten e tij me Shqipërinë. Por sot është koha që të ndajmë me shqiptarët përfundimisht një gjë shumë të qartë. Sot nuk ka humbur Shqipëria. Sot ka humbur Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive. Sot nuk ka humbur as Shqipëria dhe as Kosova, por Edi Rama dhe Rilindja e tij, që u munduan të gatuanin një dialog kundër Kosovës dhe tërësisë së saj territoriale, sepse e vërteta është që do të vazhdojë por mbi premisa të reja politike, parimore ku si yll ndriçues, yll polar do të ketë integrimin evropian dhe do të ketë paprekshmërinë e territoreve të shenjta të Kosovës së martirizuar për ato territore. Sot nuk ka humbur Shqipëria por është ndëshkuar përfundimisht korrupsioni i shfrenuar i Edi Ramës edhe Rilindjes. Sot nuk ka humbur Shqipëria por ka marrë një grusht ballor kriminalizimi i votës së lirë dhe i ekonomisë nga Rilindja e Edi Ramës. Sot nuk ka humbur Shqipëria por politika e jashtme antishqiptare dhe anti-integrim e Edi Ramës”, shprehet Vasili.

Ai bën thirrje qytetarëve të bashkohen “për të hequr këtë pengesë të fundit për rrugën tonë drejt integrimit që quhet Edi Rama dhe qeverisja e tij, për veten tonë, për shqiptarët, por edhe për vëllezërit tanë në Kosovë”.

Integrimi Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.