Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Inteligjenca izraelite: Ja si po rritet Turqia në Afrikë

21:31 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamuri turk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim izraelit i përgatitur nga Ministria Izraelite e Inteligjencës, botuar në Israel Today, paralajmëroi për atë që e quajti “fuqia në rritje e Turqisë” në Afrikë, duke theksuar nevojën që Tel Aviv të fitojë më shumë vende në kontinentin afrikan.

Sipas këtij studimi, vendet afrikane votuan në Kombet e Bashkuara si një “bllok votimi” kundër Izraelit dhe në favor të palestinezëve.

Studimi thekson më tej se Izraeli “mund të inkurajojë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe 6 vende afrikane të ndryshojnë mënyrën e votimit, por kjo kushtëzohet nga mbështetja e interesave të përbashkëta me ato vende”.

Studimi sugjeroi që Izraeli të përqendrohej në vendet: Togo, Ruanda, Sudani i Jugut, Kameruni dhe Republika Demokratike e Kongos, “duke i hapur rrugën atyre drejt Uashingtonit”, sipas një burimi izraelit.

Studiuesit izraelitë të inteligjencës besojnë se “Tel Aviv mund të punojë me ato vende në fushat e sigurisë, antiterrorizmit, infrastrukturës, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe teknologjisë”.

Studimi theksoi fuqinë në rritje të Turqisë dhe Kinës në Afrikë në vitet e fundit. “Turqia ka katërfishuar praninë e saj zyrtare në Afrikë vetëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa Kina po zgjeron ndjeshëm investimet e saj në kontinent,” paralajmëron studimi.

Investimet turke në Afrikë

Tetorin e kaluar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se investimi i vendit të tij në Afrikë kishte krijuar 100,000 vende pune në kontinentin afrikan, duke vënë në dukje se vlera e projekteve turke të përfunduara në vendet afrikane ishte rreth 70 miliardë dollarë dhe se vendi i tij kishte rritur numrin e ambasadave në kontinent nga 12 në 42.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.