Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Inteligjenca sociale: Çfarë është dhe si mund ta rrisni

22:29 / November 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sociale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një individ që karakterizohet nga inteligjenca sociale është një person që arrin të kuptojë se si ndihen të tjerët dhe nga intuita di se çfarë të thotë në situata të ndryshme. Mund të konsiderohet si “aftësi njerëzore”, por në fakt ajo çfarë vërtet zotërojnë këta njerëz njihet si inteligjencë sociale.

Teoria e inteligjencës sociale u përhap për herë të parë nga psikologu amerikan Edward Thorndike në vitin 1920.

Ai e përcaktoi atë si “Aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar burra dhe gra, djem dhe vajza, për të vepruar me mençuri në marrëdhëniet njerëzore.” Askush nuk lind me intelingjencë sociale, sepse kjo e fundit përfshin një grup aftësish të cilat individi i mëson me kalimin e kohës.

Shenjat e inteligjencës sociale

Dëgjimi efektiv: Një person që zotëron inteligjencë sociale nuk dëgjon thjesht për t’u përgjigjur, por i kushton vëmendje çfarë po thotë personi tjetër.

Aftësi për të biseduar: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të biseduar dhe mund të flasin absolutisht me të gjithë njerëzit. Kanë takt, përshtaten lehtë, janë me humor dhe mbajnë mend detaje rreth njerëzve, gjë e cila bën që biseda të jetë e këndshme.

I kushtojnë rëndësi përshtypjes që lënë te të tjerët: Njerëzit inteligjentë socialë e konsiderojnë të rëndësishme përshtypjen që lënë te njerëzit e tjerë dhe kjo karakteristikë konsiderohet si një nga elementët më të ndërlikuar të inteligjencës sociale.

Si të rrisni inteligjencën sociale

Kushtojini vëmendje njerëzve që ju rrethojnë: Njerëzit inteligjentë socialë janë vëzhgues dhe i kushtojnë vëmendje njerëzve me të cilët rrethohen. Nëse shihni dikë që ka aftësi të mira për të ndërvepruar me të tjerët, përpiquni të shihni si sillen dhe çfarë thonë.

Punoni për të rritur inteligjencën emocionale: Megjithëse e ngjashme me inteligjencën sociale, inteligjenca emocionale ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi kontrolloni emocionet tuaja dhe se si lidheni me të tjerët. Një person emocionalisht inteligjent mund të njohë dhe kontrollojë ndjenjat negative, të tilla si zhgënjimi ose zemërimi, kur është në një mjedis të caktuar shoqëror.

Respektoni dallimet kulturore: Kërkoni informacione për dallimet kulturore, në mënyrë që t’i kuptoni ato. Nje person me inteligjencë sociale e kupton që të tjerët mund të reagojnë në varësi të edukimit dhe kulturës së tyre.

Praktikoni dëgjimin aktiv: Zhvilloni inteligjencën tuaj sociale duke punuar në aftësitë e komunikimit, gjë që kërkon dëgjim aktiv. Kjo nënkupton se nuk duhet të ndërprisni të tjerët, por t’i dëgjoni ata deri në fund.

Vlerësoni njerëzit e rëndësishëm në jetë: Njerëzit me inteligjencë sociale kanë marrëdhënie të thella me njerëzit që kanë kuptim për ta. Kushtojini vëmendje emocioneve të bashkëshortit/es dhe fëmijëve, miqve, bashkëpuntorëve dhe kolegëve. Nëse i injoroni njerëzit më të afërt, do ta keni të vështirë të lidheni me ta.

inteligjenca inteligkenca intuita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 9 mënyra të thjeshta për të shmangur dehidratimin gjatë fluturimeve me avion!

22:20 / July 6, 2026

Inteligjenca artificiale, kuadër i ri ligjor për përdorimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve

10:51 / May 30, 2026

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.