Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inter Miami synon goditjen e radhës, yllin e madh të Man Utd

22:36 / February 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inter miami 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afati kalimtar i verës pritet të ndizet me një lëvizje të bujshme nga Inter Miami, cili synon transferimin e mesfushorit brazilian Casemiro.

Mesfushori 33-vjeçar do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit aktual, pasi i përfundon kontrata me Manchester United.

Sipas raportimeve të medias britanike The Sun, lojtari ka vizituar së fundmi Miamin për të vlerësuar mundësinë e transferimit në Major League Soccer.

Ardhja e ish-mesfushorit të Real Madridit paraqet sfida të konsiderueshme për shkak të rregullave strikte financiare të MLS-së.

Aktualisht, Inter Miami i ka të zëna tre vendet e “Designated Player” me Lionel Messin, Rodrigo de Paul dhe German Berterame.

Duke qenë se Casemiro përfiton një pagë shumë më të lartë se kufiri standard i ligës, klubi nga Florida do të duhet të kryejë manovra të ndërlikuara financiare për ta realizuar transferimin.

Kjo mund të nënkuptojë largimin e një prej yjeve aktualë, një skenar që drejtuesit nuk duket se po e konsiderojnë për momentin.

Megjithatë, interesi mes palëve është real dhe vizita e fundit e brazilianit në SHBA ka shtuar optimizmin tek tifozët.

Inter Miami nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e mesfushorit me 82 paraqitje me kombëtaren braziliane.

Casemiro ka oferta konkrete nga klubet e Arabisë Saudite, si dhe interesim nga disa ekipe evropiane.

Në Brazil, Sao Paulo ëndërron rikthimin e tij, ndërsa në Portugali, FC Porto mbetet në pritje për një mundësi për ta rikthyer ish-yllin e vet.

Pavarësisht konkurrencës, Inter Miami ofron një faktor të fortë joshës, mundësinë për të ndarë dhomat e zhveshjes me Lionel Messin dhe për të qenë pjesë e një projekti që synon dominimin në Amerikën e Veriut.

Me 24 paraqitje këtë sezon në Ligën Premier dhe një kontribut prej 5 golash e 2 asistimesh, Casemiro vazhdon të dëshmojë se mbetet një mesfushor i nivelit të lartë.

E ardhmja e tij do të varet nga kompromiset financiare që mund të arrihen dhe nga fleksibiliteti i Inter Miamit në menaxhimin e kuotave të pagave.

Nëse marrëveshja realizohet, transferimi i tij mund të shënojë fundin e një epoke në Evropë dhe nisjen e një kapitulli të ri spektakolar në MLS.

Tashmë mbetet të shihet nëse “muri” brazilian do të zbresë në ‘Chase Stadium’ për të udhëhequr mesfushën e skuadrës nga Florida drejt objektivave të mëdha ndërkombëtare. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.