Në ndeshjen e mbrëmshme të Seria A kundër Torinos, Interi nuk i’a doli që të shkonte më shumë se një barazim duke u ndalur në shifrat 1-1.
Kjo ndalesë mund të peshojë shumë në llogaritë për titullin kampion pasi tashmë zikaltërtit shikojnë largimin e rivalëve të tyre të Milanit me 4 pikë larg duke mbajtur kreun.
Pas ndeshjes foli për “DAZN” ku tha se energjitë e shpenzuara me Liverpool, ndikuan në këtë takim.
“Në pjesën e parë, Torino ishte më agresive, edhe pse Berisha bëri dy ndërhyrje të mrekullueshme. Në pjesën e dytë u futëm me një tjetër rritëm dhe nëse do të gjenim golin e barazimit më parë, mund edhe ta fitonim takimin. Për të fituar titullin kampion, duhet të kemi një qasje më të mirë për ndeshjet”
MUNGESA E BROZOVIC- “Ne humbëm energjinë dhe disa lojtarë në një moment vendimtar të sezonit, por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Kemi 10 finale plus Kupën e Italisë. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe disa rezultate”.
6 PIKË NË 6 NDESHJET E FUNDIT- “Nuk ka asnjë shqetësim sepse tani mund të stërvitemi më shumë dhe të analizojmë arsyen e rezultateve të fundit. Ka lodhje fizike dhe mendore, por ne jemi Inter dhe mund të bëjmë më mirë. Sot nuk e nisëm mirë ndeshjen, por më pas krijuam shumë”.
MUND TË KETË NDIKUAR HUMBJA E DERBIT- “Absolutisht jo. Përballja e dyfishtë me Liverpoolin ndoshta na bëri të shpenzonim energjinë.”
PENALLTIA- “Gjyqtari bën vlerësimet e veta për ashpërsinë”.
