Në kohën e koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska.

Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Edhe pse e konsiderojnë mbrojtëse ndaj Covid-19, maskat paskan edhe një tjetër funksion. Ato po përdoren nga kriminelët për të hapur prangat. Interpol ka bërë një video demostruese ku tregojnë se si me anë pjesës metalike që ndodhet brenda maskës, që vendoset në pjesën e hundës, mund të përdoret si “çelës” për të hapur prangat. E gjithë procedura ndodh brenda pak sekondave.

Megjithatë, jo vetëm kaq. Sipas INTERPOL, maskat po përdoren edhe për të transportuar sasi të vogla droge. Droga ndahet në substanca të vogla, vendoset në pjesën e brendshme të maskës dhe shanset që një polic të bëjë një kontroll janë shumë të vogla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here