Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INTERVISTA/ “99 euro fundjava në Dhërmi, jashtë vendit opsion vetëm Turqia”. Si po i bëjnë pushimet shqiptarët

16:51 / July 25, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pushimeeee1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa të gjithë në këto kohë jemi të fokusuar tek siguria jonë shëndetësore, shumë shqiptarë e kanë të pamundur të qëndrojnë larg vendeve relaksuese që kryesisht i gjejmë kur shkojmë me pushime.
Por çfarë po ndodh, ku dhe si po pushojnë shqiptarët, të paktën ata që nuk e “i tremben” COVID dhe që sigurisht kanë kursyer nga vitet e shkuara.

Në rrjetet sociale na serviren shumë foto nga vendet më të bukura të Rivierës Shqiptare, sidomos nga Dhërmiu që duket se është edhe trendi i të rinjve këto vitet e fundit.

Në një intervistë për Tirananews.al, Enxhi Picori  menaxhere shitjesh në agjencinë Kalemi Travel, tregon se një fundjavë, tre ditë në Dhërmi, ku përfshihet udhëtimi, fjetja dhe vaktet kushton 99 euro.

Sipas saj brenda vendit po preferohen pushimet e shkurtra dhe destinacionet e preferuara janë Thethi, Valbona, Riviera Shqiptare dhe Lumi i Shalës, ndërsa jashtë mundësia e vetme është Turqia.

“Fokusi është i përqendruar vetëm në fundjavë dhe pushime të shkurtra,1- 2-3 ditore. Kjo për 2 arsye: e para sepse shqiptarët nuk kanë leje ketë vit, pasi leja e tyre është ezauruar gjatë periudhës së karantinës, dhe e dyta, gjendja ekonomike. Pandemia ka ndikuar shumë në mbylljen e shumë aktiviteteve dhe rritjen e papunësisë.”, shpjegon Picori.

2020 është viti më i vështirë që ka njohur turizmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Si po funksionon në Shqipëri, a po udhëtojnë shqiptarët për pushime jashtë vendit qoftë me paketa ose edhe thjeshtë duke prenotuar ndonjë biletë, nëse po, ku?

Po, e vërtetë. Turizmi ka qenë sektori më i prekur nga Covid-19, dhe kjo ka ndikuar edhe në Shqipëri. Për shkak se te gjitha kufijtë me Shqipërinë janë mbyllur, pushuesit ketë vit po udhëtojnë vetëm në Turqi, vendi i vetëm që ka hapur kufijtë me ne, dhe në Shqipëri. Edhe pse dëshira është e madhe, nuk mund të udhëtojnë për pushime askund tjetër ketë vit.

Po për turizmin brenda vendit çfarë mund të na thoni? Cilat janë destinacionet e preferuara? Sa gjatë preferojnë të qëndrojnë ?

Turizmi brenda vendit ka patur rritje, por fokusi është i përqëndruar vetëm në fundjavë dhe pushime të shkurtra, 1- 2-3 ditore. Kjo për 2 arsye: e para sepse shqiptarët nuk kanë leje ketë vit, pasi leja e tyre është ezauruar gjatë periudhës së karantinës, dhe e dyta, gjendja ekonomike. Pandemia ka ndikuar shumë në mbylljen e shumë aktiviteteve dhe rritjen e papunësisë.

Destinacionet e preferuara janë Thethi, Valbona, Riviera Shqiptare dhe Lumi i Shalës.

Sa kushton një fundjavë në Dhërmi dhe në Theth?

Në Dhërmi kushton 99 euro për tre ditë.  Aty përfshihet udhëtimi, akomodimi dhe vaktet.

Dhermi 1

I njëjti çmim është edhe për Thethin me të njëjtat kushte, por Thethi ofrohet dhe për 2 dite, 6,900 lekë dhe ky i fundit tërheq më shumë klientë për shkak të çmimit dhe ditëve me pak të udhëtimit.

Theth

Mund të themi që shqiptarët këtë vit edhe brenda vendit po pushojnë më pak referuar pushimeve të gjata?

Shqiptaret po pushojnë më pak për shkak të Covid-19 kudo, jo vetëm në Shqipëri. Ka rënë kërkesa për pushime verore me gati 90% nga vitet e kaluara, kjo për shkak të Covid-19 dhe arsyeve që përmendëm më sipër.

Cilat janë masat që ka marrë agjencia juaj për të siguruar klientët gjatë udhëtimeve të tyre?

Transporti punon me 50-70% të kapacitetit në mënyrë që mos mbipopullohet. Mbahet distancë në sediljet e pasagjerëve. Të gjithë pasagjerët janë të detyruar të udhëtojnë me maska në kohën që janë në autobus.

Çfarë sugjeroni që duhet të vizitojmë tjetër brenda Shqipërisë?

Një destinacion që pëlqehet shumë janë edhe kanionet e Osumit. Zakonisht udhëtimet organizohen dy ditore dhe kushton 6 mijë lekë. Sigurisht edhe udhëtime në Korçë me destinacione Voskopojën dhe Dardhën që janë me të njëjtin çmim si kanionet e Osumit. / Tirananews.al

dhermi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.