Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Intervista/ Blendi Fevziu: Pse vetëm gabon Basha dhe pse Rama nuk po qeveris dot

13:03 / September 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fevziu rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i njohur Blendi Fevziu në një intervistë për gazetën “Panorama” në versionin print ka folur për situatën aktuale politike në vend, ku ka shpjeguar sipas tij, pse Basha vetëm gabon dhe pse Rama nuk po qeveris dot. Më poshte është një pjesë e shkëputur nga kjo intervistë.

-Ku gaboi Opozita?

Blendi Fevziu: Nëse më pyet mua personalisht, mendoj që lënia e mandateve ka qenë veprim i gabuar, sepse mendoj që opozita, sidomos me publikimin përgjimeve të zgjedhjeve, do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit, duke kërcënuar me mos-hyrje në zgjedhje. Por jo në këtë mënyrë, por duke kërcënuar derisa të plotësoheshin rregullat bazë. Ndoshta djegia e mandateve ishte një veprim që u kalkulua duke menduar që kundërshtari do të dorëzohej më shpejt, ose ndoshta ishte një veprim i nxituar. Sepse ose dorëzon mandatet dhe sillesh si një forcë jashtë politike, ose qëndron në parlament dhe ndjek rrugën parlamentare të denoncimeve dhe agresive/ këtu kishte një kontradiktë, nëse ti del nga parlamenti dhe pastaj nuk e njeh jetën parlamentare, nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale, nuk mund të thuash shiko se do i tërheq njerëzit e mi, nuk do bëj rrëmujë… s’qëndron. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që s’do kemi kurrë një Shqipëri stabël pa pasur zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe të ndershme

-U bë gjashtë vjet që Rama është në krye të qeverisë, me këtë lloj bilanci a mendoni se mund ta mbyll këtë mandat të dytë?

Blendi Fevziu: Mendoj që Rama ka pasur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë, por në mandatin e dytë. Ky është një mandat që më shumë sesa të qeverisë, ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar çështjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çështjen e Babales të Fatmir Xhafës, tenderin e Unazës së Re, së fundmi, dalja e opozitës nga Parlamenti. Jo të gjitha varen nga qeveria, por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një axhendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren, pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën një shikim të premtimeve elektorale, siç na ndodhi në 2017-ën, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet te gallata, tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa te premtimet apo program i mirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrat, por ky e ka tejkaluar. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme. Është një balade e Gëtes, që shkon për të mbushur ujë në lumë, e nuk i ngre dot gjymat, ndaj thërret xhindet. Xhindet i morën gjymat, i çuan në shtëpi, por pastaj nuk dilnin më prej saj. Kjo është edhe historia e të fortëve që ti i thërret, i fut në parlament e pastaj ata të krijojnë çdo ditë nga një histori të re, që ti duhet të justifikosh historitë e tyre dhe nuk arrin dot të kesh axhendën tënde normale./ Marrë nga Panorama versioni print/

Blendi Fevziu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.