Diego Armando Maradona ka qenë jo vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një shoëman i vërtetë kur zbriste në fushën e lojës. Këtë talent të tijin, ai për disa kohë e ktheu në një profesion të mirëfilltë, si prezantues televiziv. Rreth një dekadë më parë, Maradona zhvilloi emisionin “La Noche del 10”, i cili u kthye ndër më të ndjekur ato kohë.
Një nga seritë më të ndjekura ishte kur Maradona intervistoi nëpërmjet efekteve skenike veten e tij, duke treguar pak nga mendimet rreth futbollit e jetës që kishte kaluar, mes vështirësive të abuzimeve me drogën e alkoolin.
Një nga pyetjet më të veçanta në atë natë, ishte se si do të dëshironte ta kujtonin dhe çfarë të shkruhej në pllakën e varrit të tij.
“Faleminderit që luajte futboll, faleminderit që luajte futboll. Ky është sporti që më ka dhënë më shumë gëzim, më shumë liri, si të prekësh qiellin me dorë. Faleminderit topit. Këtë do të shkruaja mbi pllakën e varrit”, ishte përgjigja e Maradonës.