Çani: Gjithë dynjaja ju shkruajnë në Whatsapp…
Rama: Kërkoj ndjesë që nuk i kthej të gjithëve përgjigje se më shohin online dhe kujtojnë se po i shkruaj, por s’e ke idenë sa shumë janë.
Çani: Fëmijët po ngrohen në rezistenca s’e kaldaja në shkolla nuk ndizet.
Rama: Kam marrë shumë mesazhe të tilla. Ngrohja në shkolla është përgjegjësi e bashkive.
Çani: Jam mësuese me 4 fëmiëj. Kurdo ta marrim pagën e janarit.
Rama: nuk ka probleme me pagën e janarit. Janë probleme teknike të thesarit por do interesohem.
Çani: Jam student. Pse rri gjithë ditën online…
Rama: Unë nuk jam zgjedhur të punoj me kazëm, por që të marr vendime dhe të komunikoj me të gjithë njerëzit.
Çani: Protesta e studentëve…
Rama: Protesta e ka tejkaluar qëllimin e vet. Kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe madje unë do i propozoj studentëve paktin me ta.
Çani: A do mbetesh në histori si kryeministri që urdhëroi policët të godasë studentët brenda në fakultete. As Ramiz Alia s’e ka bërë këtë.
Rama: Nuk lejoj që të uzurpohen studentët. Janë vetëm 3 grushte studentësh tërësisht me axhendë politike që po pengojnë mijëra të tjerë që duan të shkojnë në mësim. Policia ka ndërhyrë me kërkesë të universitetit.