Xhesina Xhika nga Elbasani është e vetmja pilote femër nga Shqipëria që po “ndez turbinat” për t’u bërë një ditë profesioniste. Në një intervistë për tirananews.al, Xhesina tregon si nisi kjo ëndërr e bukur për të fluturuar, ndërsa flet dhe për paragjykimet që ka ndjerë në këtë rrugëtim. Vajza e cila studio për degën Financë-Kontabilitet në Tiranë, thotë se gjithçka nisi kur u angazhua në një kompani ajrore me qendër në Dubai. Aktualisht femrat pilote nëpër botë përbëjnë vetëm 6% të tregut.
Për çfarë keni studiuar?
Studimet e larta i kam kryer pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë për degën Financë-Kontabilitet. Pas përfundimit të ciklit trevjeçar, kam nisur kërkimet për të gjetur punë dhe gjatë asaj kohe nëpërmjet një agjencie punësimi, kam arritur të fitoj një vend pune si agjente shitjesh dhe marrëdhënie me klientin pranë një kompanie telekomunikacioni që quhet Etisalat në Dubai.
Si ju lindi dëshira që të bëheni pilote?
Gjatë kohës që kam qenë duke punuar në Etisalat, shumë persona më kanë sugjeruar të ndjek fushën e aviacionit. Më kujtohet sa herë, rrugës për në punë, thuajse çdo ditë shihja vajza të reja stjuardesa me uniformë dhe me valixhe në dorë gati për të bërë fluturimin e radhës dhe vizituar një vend të ri nëpër bote. Para dy vitesh kam filluar punë si stjuardesë pranë kompanisë ajrore Flydubai, e bazuar në Dubai. Pikerisht këtu ka lind dhe deshira ime për të marrë hapin e rradhës dhe të bëhem pilote. Në fluturimin tim të parë si stjuardesë, kam qëndruar në kabinën e pilotit për ngritjen dhe uljen e avionit, një eksperiencë e paharrueshme. Ky ka qenë një moment vendimtar për mua sepse pas përfundimit të atij udhëtimi, ideja dhe deshira për të nisur trajnimin për pilote nuk ka rreshtur për asnjë moment. Edhe pse dukej si dcicka shumë e veshtirë për t’u arritur, gjithmonë i thosha vetes se nëse ka njerëz të tjerë që mund ta bëjnë, atëherë edhe une mundem.
Kur ia the familjes, cili ishte reagimi i tyre i parë që vajza do u bëhej pilote?
Familjen e kam pasur gjithmonë shumë suportuese në lidhje me studimet dhe karrierën. Duke qenë se jam duke punuar si stjuardesë për 2 vitet e fundit, janë të mësuar tashmë me idenë e te qënurit në ajër shumicën e kohës. Dëshirën time për të nisur trajnimin jua kam shprehur që në fillim. Si fillim e kishin me mëdyshje se do të bëhesha pilote pasi është një profesion jo shumë i perhapur në vendin tonë dhe për më tepër rrallë herë sheh femra pilote. Në çdo moment i kam përkrahë dhe mezi po pres për ditën që do të mund të jem une pilotja e tyre.
Janë të shumtë të rinjtë që intrigohen nga ideja për tu bërë pilotë, por ju duket e vështirë. Cila ishte rruga që ju ndoqët?
Kohët e fundit më kanë kontaktuar disa të rinj shqiptar dhe më kanë pyetur se si mund të bëhen pilotë. Më jep shumë kënaqësi fakti që eksperienca ime mund të bëhet një shtysë për rininë tonë duke ju ofruar një mundësi të re në jete dhe nje profesion të veçantë. Tani që jam pranë mbarimit të marrjes së licensës së parë PPL- private pilot license, mund të them me bindje të plotë që të fluturosh një avion nuk është diçka e parealizueshme. Patjetër që aviacioni është një fushe që kërkon disiplinë dhe impenjim per t’ja dale, por sado e veshtirë që të duket, me kalimin e kohës fluturimi i një avioni bëhet natyre e dytë. Është një aftësi që mësohet dhe perfeksionohet me eksperiencë. Nuk ka dy fluturime të njëjta. Çdo ditë eëhte nje sprovë e re dhe si pilot nuk rresht kurrë së mësuari. Besoj se shumë persona ndoshta kufizohen dhe hezistojnë për shkak të kostove relativisht të larta që ka trajnimi. Shumica e institucioneve ofrojnë mundësi tëe ndryshme për të bërë pagesat, gje që mund të lehtesojë procesin dhe pothuajse të gjitha akademitë kanë programe për të mësuarit në distancë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune, ashtu siç jam edhe unë.
Çfarë ndjesie patët kur morët për herë të parë pilotimin e avionit?
Fluturimin e parë e kam bërë më datë 16 Janar të këtij viti. E kujtoj përherë me mall atë ditë. Mbaj mend që ngritja ka qenë pjesa ime e preferuar e fluturimit, ajo ndjesia e lirisë dhe e adrenalinës që të dhuron. Pas 20 orësh fluturime me instruktorin, kam bërë fluturimin tim të parë solo. Një shokë i mirë dikur më ka thënë se dita që do të bësh fluturimin e parë solo, është një ditëlindje e dyte për ty. Me të vërtetë, e tillë qënka!
Cila është pyetja më e shpeshtë që të bëjnë dhe më e çuditshmja që ke dëgjuar?
Pyetja më e shpeshtë që më bëhet është në qoftë se kam frikë kur jam vetëm duke pilotuar avionin. Fluturimi është më shumë pasion se sa frikë. Ndoshta më ka ndikuar fakti se të bëhem pilote ka qenë ëndrra ime për dy vitet e fundit dhe çdo hap e çdo përpjekje e imja, ka qenë drejt realizimit të këtij qëllimi. Ndersa pyetja më e çuditshme është:” Edhe femrat mund të behen pilote?”. Po, femrat janë pilote dhe mund të bëhen të tilla. Besoj se njeriu ia vendos vetë vetes kufizimet dhe pengesat rreth çka mund të bëjë e çka jo. Hapi i parë drejt suksesit është të kesh një vizion dhe një ëndërr për veten tënde dhe të përpiqesh vazhdimisht për realizimin e tyre.
Kur aplikon për punë, mendon se paragjykohesh se je femër?
Aviacioni njihet si një fushë e mbizoteruar nga meshkujt. Femrat pilote nëpër botë përbejnë vetëm 6% të tregut, numër i cili është gjithnjë në rritje. Besoj se në ditët e sotme, kompanitë ajrore u japin më shumë përparësi femrave për shkak të imazhit të barazisë gjinore. Personalisht nuk kam hasur asnjë lloj paragjykimi si pilote femër. Gjatë trajnimit kam njohur shumë vajza të reja që ndjekin të njëjtin rrugëtim, çka më gëzon shumë. Uroj që në vitet e ardhshme të shoh sa më shumë të rinj e të reja shqiptare si pilote nëpër botë. Siç e ka dhe shprehja: “ Qielli nuk është limiti, është vetëm fillimi!”. / L.T/ tirananews.al